| |
Kush Jam
📷
Foto profesionale — në pritje

Guri Tome
Dipl.-Ing.

Themelues, G&A Consulting (German Albanian Consulting)

25+ vjet që bashkojnë inxhinierinë, biznesin ndërkombëtar, mësimdhënien, dhe teknologjinë.

Karriera ime filloi si inxhinier shpimi (Universiteti i Tiranës), vazhdoi me një program të specializuar në Gjermani mbi Menaxhim Biznesi (Carl Duisberg Gesellschaft), dhe kaloi nëpër role si CEO, Drejtor IT, dhe 17 vjet Country Sales Manager për kompani gjermane e austriake.

Që nga 2014 jap mësim Excel & MS Access të Avancuar — jam edhe autor i librit shkollor "MS-Access", i katalogizuar në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare.

Sot, te G&A Consulting, i bashkoj të gjitha këto — ndërtoj aplikacione biznesi, automatizoj Excel-in e çrregullt, dhe mësoj deri te niveli i avancuar.

🌉 G&A = German Albanian Consulting. Ideja themeltare e firmës: t'u shërbej si urë firmave dhe bashkëpunimeve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë/Kosovës — duke sjellë praktika perëndimore biznesi në kontekst lokal, njësoj siç e kam bërë vetë që nga 1997.
📘 Autor i librit shkollor "MS-Access" — katalogu i Bibliotekës Kombëtare Shqiptare. Aktualisht Lektor në 2 institucione: Tirana Business University dhe IRISOFT Education (që nga 2014).

Kredencialet

Dipl.-Ing. — Inxhinieri Shpimi

Universiteti i Tiranës, 1985-1990

CDG Diplom — Menaxhim Biznesi

Carl Duisberg Gesellschaft, Gjermani, 1996-1997 · Financuar nga Ministria Federale Gjermane

17 Vjet Country Sales Manager

Rösler Oberflächentechnik, Vjenë · Shqipëri & Kosovë, 2006-2024

Lektor Excel/Access — 11+ Vjet

IRISOFT Education (2014-sot) & Tirana Business University (2025-sot)

Autor Libri Shkollor "MS-Access"

Katalogu i Bibliotekës Kombëtare Shqiptare

4 Gjuhë

Shqip (amtare) · Gjermanisht C2 · Anglisht B2/C1 · Italisht A2

Aktualisht Aktiv (2025-2026)

Përfaqësues Shitjesh: STEM (Slloveni) & Vibromak (Turqi) — Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi

Udhëtimi Profesional

2026–sot

G&A Consulting

Aplikacione biznesi me porosi (HR, CRM, regjistrime, organigrama, ERP), automatizim Excel/VBA, dhe trajnime — nga bazat deri te Solver & Optimizim.

2025–sot

Lektor, Tirana Business University + Përfaqësues STEM & Vibromak

Excel/Access i Avancuar te TBU. Paralelisht, Përfaqësues Shitjesh për STEM (Slloveni) dhe Vibromak (Turqi) — pajisje industriale, territor Shqipëri/Kosovë/Maqedoni e Veriut/Mali i Zi.

2014–sot

Lektor, IRISOFT Education

11+ vjet duke mësuar Excel & MS Access të Avancuar, dizajn databazash. Autor i librit shkollor "MS-Access" (Biblioteka Kombëtare Shqiptare).

2010–sot

Foundation Representative, SES (Gjermani)

Senior Experten Service, Bonn — transferim vullnetar njohurish dhe përvoje në ekonomi në zhvillim, si ekspert vullnetar ndërkombëtar.

2006–2024

Country Sales Manager, Rösler Oberflächentechnik

18 vjet duke drejtuar shitje dhe klientë kyç në Shqipëri & Kosovë. Trajnim ekipesh, analiza shitjesh, negociata kontratash — referencë zyrtare konfirmon "aftësi didaktike" në çdo trajnim të kryer.

2004–2025

Project Manager, Global Water Consulting

Vjenë — studime tregu, strategji, dhe asistencë teknike për sisteme trajtimi uji industrial në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut.

2002–2006

CEO & Drejtor IT

Drejtor dhe Chief Executive, Brüder Mannesmann AG (prodhim). Më pas Drejtor Tregtie & IT, JAT Airways Tirana.

1996–1997

Menaxhim Biznesi — Gjermani

Carl Duisberg Gesellschaft (Stuttgart/Düsseldorf), financuar nga Ministria Federale Gjermane. Praktikë te Preussag Energie (Lingen) — pjesëmarrje në negociata kontraktuale Preussag–AlbPetrol. Plus certifikime shtesë: Project Management, Prezantim, Quality Management.

1990–2000

Inxhinieri & Menaxhim Nafte-Gazi

Inxhinier Shpimi, Administrator Logjistike, Menaxher Departamenti — SORIGE, Anglo-Albanian Petroleum, Drilling Enterprise. Që nga 2000, Reservoir Engineer te AAP — raportim ditor World-Bank me OFM & Geoquest, analizë databaze prodhimi.

1985–1990

Dipl.-Ing. — Inxhinieri Shpimi

Universiteti i Tiranës. Baza inxhinierike e karrierës — themeli teknik mbi të cilin u ndërtua gjithçka pas.

"Herr Tome kommuniziert verhandlungssicher auf drei Sprachen... Schulungen und Trainings führte Herr Tome gut vorbereitet und mit didaktischem Geschick durch."

— Referencë zyrtare pune, Rösler Oberflächentechnik GmbH, 2023
Ndihmë e Shpejtë
Le t'ju ndihmojmë të gjeni atë që kërkoni!
Zgjidhni një opsion — ju tregojmë menjëherë çfarë ofrojmë pikërisht për ju.
📊
Dua Trajnim (Excel, Access, Power BI)
Mësoj vetë, ose stafi im
💻
Dua Aplikacion/Software me Porosi
HR, CRM, Regjistrime, ERP, etj.
← Kthehu
Trajnime
Çfarë ju intereson konkretisht?
Zgjidhni një ose disa (klikoni për ta shënuar).
Excel Mesatar / Advanced
Power Pivot & Power BI
MS Access (Bazë të Dhënash)
Automatizim/Coaching për Stafin
← Kthehu
Aplikacion / Software
Çfarë lloj aplikacioni ju duhet?
Zgjidhni një ose disa (klikoni për ta shënuar).
HR / Menaxhim Punonjësish
CRM / Shitje
Regjistrime Online
Organigramë
ERP i Lehtë (Prodhim/Kosto)
Diçka Tjetër / Ide e Re
🎯
Gati! Ja çfarë shënuam:
Klikoni më poshtë për t'u kontaktuar dhe orientuar më mirë — pa detyrim.